Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Ja sesi të shkarkoni hartat offline në Google Maps për Android

Ka disa arsye pse duhet ti shkarkon offline hartat në telefon edhe nëse keni një plan interneti pa limit

Ja sesi të shkarkoni hartat offline në Google Maps për Android

Miliarda njerëzit përdorin Google Maps për të gjetur destinacionin e tyre, gjetur vende të reja, dhe marrë shërbime. Por aplikacioni funksionon mjaft mirë deri në momentin që keni një lidhje interneti të qëndrueshme.

Pikërisht kur nuk keni internet, gjërat bëhen problematike. Në raste të tilla të kesh hartat offline mund tu kursejë kohë dhe irritim. Në këtë guidë ju tregojmë sesi të shkarkoni hartat offline të Google Maps në Android.

Pse ju duhen hartat offline?

Ka disa arsye pse duhet ti shkarkon offline hartat në telefon edhe nëse keni një plan interneti pa limit. Për shembull ka hapësira ku nuk ka sinjal celular ndërsa një hartë offline ju siguron se do të arrini destinacionin pa asnjë shqetësim.

Hartat offline gjithashtu janë të dobishme në rastet kur kemi të bëjmë me blackout.

Në fund hartat offline mendojmë se janë një domosdoshmëri dhe jo opsion për udhëtarët. Nga udhëtimet me makinë, tek hiking dhe udhëtimet jashtë vendit, hartat offline janë një aset i pazëvendësueshëm.

Si të shkarkoni një hartë offline?

  1. Hapni aplikacionin Google Maps dhe kërkoni për vendin që dëshironi të vizitoni
  2. Klikoni menunë me tre pika nga slideri në fund të ekranit dhe zgjidhni opsionin Download Offline Map
  3. Në ekran mund të ndryshoni madhësinë e hartës. Duke larguar ose afruar gishtin e madhe dhe tregues njëherazi në hartë mund të zmadhoni ose zvogëloni hapësirën që dëshironi ta keni offline. Sa më shumë hartë, as më e madhe hapësira që zë në telefon
  4. Klikoni Download për ta ruajtur hartën offline.

Me hartat offline keni eksperiencën e plotë të Google Maps njëlloj sikur të ishit në një lidhje interneti. Mund ti përdorni jo vetëm për të kërkuar vende por edhe naviguar. Shkarkimi i një harte offline zë nga 10MB deri në 2GB në varësi të hapësirës që dëshironi të përfshini. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: