Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Japonezët thyejnë rekordin e shpejtësisë së internetit

Për ta vënë në kontekst, është dyherë më shpejtë sesa 179Tbps vendosur nga hulumtues Britanikë dhe Japonezë në Gusht të 2020-ës.

Japonezët thyejnë rekordin e shpejtësisë së internetit

Shpejtësisë rekord disa gigabitëshe të një dekade më parë sot duken të pakuptima. Shkencëtarët në Japoni, konkretisht në Institutin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, kanë thyer rekordin e shpejtësisë së internetit me 319Tbps.

Për ta vënë në kontekst, është dy herë më shpejtë sesa 179Tbps vendosur nga hulumtues Britanikë dhe Japonezë në Gusht të 2020-ës.

Linja e fibrës optike përdorur për këtë testim përmban katër bërthama në vend të një dhe u realizua në një distancë prej 1864 miljesh pa humbur as cilësi sinjali as shpejtësi.

Si me çdo eksperiment tjetër do të duhet kohë përpara se ky testim të implementohet në masë. Ndërsa sistemet e fibrave optike me katër bërthama mund të implementohen mbi rrjetet ekzistuese, ato janë shumë të kushtueshme dhe fillimisht mund të aplikohen në rrjetet backbone të internetit dhe projekteve madhore ku kapaciteti ka më shumë rëndësi sesa kostoja. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: