Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Javën e ardhshme Zoom lançon enkriptimin fundor

Në Maj CEO i kompanisë tha se Zoom do të ofronte enkriptim fundor për të gjithë përdoruesit pavarësisht se në fillim ishte destinuar vetëm për përdoruesit me pagesë.

Pavarësisht nëse përdorni ose jo një version me pagesë apo falas të Zoom, ju do të merrni enkriptimin fundor të kompanisë duke filluar nga java e ardhshme.

Enkriptimi fundor do të jetë i disponueshëm për të gjithë, ata të organizojnë video konferenca dhe ata që ju bashkohen atyre me deri në 200 pjesëmarrës.

Kompania do të kërkojë feedback aktivë nga përdoruesit për 30 ditët e para nga debutimi. Së bashku me enkriptimin fundor kompania lançoi edhe platformën e eventeve OnZoom dhe aplikacionet Zapps.

Në Maj CEO i kompanisë tha se Zoom do të ofronte enkriptim fundor për të gjithë përdoruesit pavarësisht se në fillim ishte destinuar vetëm për përdoruesit me pagesë.

Shërbimi pati një rritje masive të përdorimit gjatë pandemisë të koronavirusit dhe të gjithë ata që punonin nga shtëpia e kanë përdorues të paktën njëherë shërbimin.

Historia e enkriptimit fundor të Zoom nuk përfundon këtu. Në Maj u zbulua se kompania në fakt nuk kishte enkriptim fundor siç pretendonte dhe gjatë kësaj kohe kishte gënjyer përdoruesit ndërsa më vonë nuk hezitoi të kërkonte falje.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: