Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Katër detaje që duhet të keni në konsideratë kur blini një smartfon

Çfarë specifika hardueri duhet të injoroni ose të jeni të kujdesshëm kur blini një smartfon të ri?

Katër detaje që duhet të keni në konsideratë kur blini një smartfon

Nëse jeni në kërkim të blerjes së një smartfoni, gjëja e parë që duhet të kontrolloni është padyshim letra e specifikave.

Ndërsa është një mënyrë mjaft e mirë për të gjykuar telefonin që është për ju, specifikat në letër mund të ndryshojnë nga performanca aktuale që merrni.

Prodhuesit e smartfonëve fshehin performancën e lartë duke shkruar numra më të mëdhenj tjetërkund në specifika. Edhe pse numrat mund të jenë të saktë, nuk tregojnë të gjithë historinë.

Prandaj si të kontrolloni specifikat e smartfonëve? Çfarë specifika hardueri duhet të injoroni ose të jeni të kujdesshëm kur blini një smartfon të ri?

  1. Bërthama e procesorit dhe frekuenca

Në ditët e para të kompjuterit na u tha se sa më shumë aq më mirë. Megjithatë kjo nuk është më e vërtetë sidomos me zvogëlimin gradual të madhësisë së çipeve. Për shembull krahasojmë iPhone 13 Pro Max me Samsung Galaxy A53 5G.

Flagshipi iPhone 13 ka gjashtë bërthama ku dy janë frekuencë 3.23Ghz dhe katër bërthama me frekuencë 1.82Ghz. Ndërsa Galaxy A53 ka dy bërthama 2.4Ghz dhe gjashtë bërthama 2Ghz.

Në i mbledhim, iPhone në total ka shpejtësi prej 13.74Ghz ndërsa telefoni Samsung 16.8Ghz. Por nuk funksionon në këtë mënyrë.

Nëse shohim rezultatet e testimeve të GeekBench vërejmë se iPhone ka 4,645 pikë performance ndërsa A53 vetëm 1,891 pikë performance. Këto rezultate vinë pavarësisht se të dy telefonët kanë çipe 5-nanometër dhe telefoni Samsung dy bërthama më tepër. Në këtë rast çipi i iPhone është më i fuqishëm pavarësisht specifikave më të ulëta.

  1. Rezolucioni i ekranit

Ndërsa rezolucioni është esencial, nuk është tipari kryesor i tij. Për shembull një ekran Full HD 1920×1080 do të mjaftonte për shumicën e smartfonëve me ekran 6.5-inç ose më vogël.

Megjithatë është shkëlqimi dhe saktësia e ngjyrave që duhet të shikoni kur përzgjidhni një telefon. Çfarë ju duhet një ekran me rezolucion të lartë nëse nuk shikon dot gjë në nën dritën e diellit? Në vend që të kërkoni për numrin e pikselëve, duhet të konsideroni llojin e ekranit që telefoni përdor.

Ekranet më të mira sot janë AMOLED dhe OLED. Ekranet IPS janë gjithashtu një alternativë por duhet të shmangni gjithnjë ekranet TFT. Gjithashtu duhet parë vlerësimi i shkëlqimit të ekranit. Një ekran i mirë mesatarisht ka 800nits shkëlqim.

  1. Megapikselët

Gara e megapikselëve ka filluar me kamerën dixhitale SLR me sensorë që nisnin me 8-megapiksel deri në 20-megapikel dhe më shumë. Kjo garë ka ndikuar shumë tek konsumatorët dhe është krijuar ideja se sa më shumë megapiksel aq më mirë.

Kur kamerat erdhën tek smarfonët, prodhuesit e tyre shtonin numrin e megapikselëve në sensorët e tyre por që normalisht nuk përkthehet medoemos në cilësi imazhi.

Le të shohim përsëri iPhone 13 dhe A53. Kamerat e të parit ka një sensor 12-megapiksel kurse i dyti një sensor masiv prej 64-megapiksel. Sipas vlerësimeve është kamera e iPhone 13 Pro Max që është më e mira jo vetëm këtyre dy smartfonëve, por në botë.

Prandaj nëse fotografia është e rëndësishme për ju, mos e bazoni përzgjedhjen tuaj në megapikselët. Përkundrazi shikoni funksionalitetet e saj si madhësia e sensorit, stabilizimi optik apo fuqia e përpunimit.

  1. Zmadhimi dixhital ose hibrid

Një tjetër gjë që prodhuesit e smartfonëve reklamojnë është zmadhimi i kamerave. Disa prodhues thonë që telefonët e tyre kanë zmadhim hibrid ndërsa të tjerë premtojnë super zmadhim 100x.

Sido që ta quajnë, zmadhimi pa një lente optik do të thotë humbje cilësie imazhi dhe rezolucioni. Kjo sepse zmadhimi dixhital pret imazhin. Nëse po zmadhoni 1.5 ose 2x, cilësia nuk bie shumë, sidomos nëse keni sensorë 50-megapiksel.

Por nëse zmadhoni më shumë se tre herë, imazhi final do të turbullohet. Nëse zmadhoni 100x duhet të keni një stabilizim të mirë imazhi dhe duar që nuk dridhen ose të blini një tripod.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 40%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Game Box Power M3

2,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 23%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

HP ProBook 440 G5 14″, 8GB, 120GB SSD, Core i5

38,490 L
Kurseni: 11,500 L
- 6%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Digital Edition Console

84,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 10%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Disc Edition

89,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 54%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TCL Tab 10s, WiFi Only

12,490 L
Kurseni: 14,500 L
- 28%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

1,790 L
Kurseni: 700 L
- 6%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Brother All-in-One Mono Printer DCP-L6600DW

74,990 L
Kurseni: 5,000 L