Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Këtë vit Apple adreson një prej dobësive kryesore të iPhone

Bazuar në informacionet e publikuara më herët, dy veçori pritet të jenë ekskluzive për modelet iPhone 14 Pro, kamera 48-megapiksel dhe çipi A16.

Këtë vit Apple adreson një prej dobësive kryesore të iPhone

Të katër modelet iPhone 14 të cilët pritet të debutojnë këtë vit do të kenë 6GB RAM sipas një raporti që vjen nga Tajvani.

TrendForce tha se modelet iPhone 14 Pro do të kalojnë në një memorie RAM më të shpejtë dhe efikase njohur si LPDDR5 ndërsa modelet standarde iPhone 14 dhe iPhone 14 Max do të qëndrojnë me LPDDR4X.

Raporti qëndron në një linjë me informacionin e publikuar nga analisti i shquar i Apple Ming-Chi Kuo që thotë se të gjitha modelet iPhone do të kenë të paktën 6GB RAM me modelet Pro që vinë me LPDDR5.

TrendForce gjithashtu raporton se modelet iPhone 14 Pro fillojnë nga 256GB memorie të brendshme, krahasuar me 128GB në iPhone 13 Pro.

Bazuar në informacionet e publikuara më herët, dy veçori pritet të jenë ekskluzive për modelet iPhone 14 Pro, kamera 48-megapiksel dhe çipi A16. Modelet standarde iPhone 14 do të ngelen me çipin e vitit të kaluar Apple A15.

Së fundi këtë vit nuk pritet një version iPhone 14 mini por Apple ka planifikuar të lançojë iPhone 14, iPhone 14 Pro 6.1-inç dhe iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro Max 6.7-inç. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L