Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Kompania lider e pajisjeve mjekësore Medtronic ofron falas teknologjinë e ventilatorëve

Kompania prodhon edhe ventilatorë më kompleksë si PB 980 apo PB 840 të cilët kërkojnë mëse 1,500 komponentë për tu instaluar.

Medtronic, një kompani e inxhinierisë biomjekësore, pushtoi titujt e lajmeve së fundi pasi CEO i Tesla Elon Musk tha se do të përdorte teknologjinë e saj për të prodhuar ventilatorë për krizën e COVID-19.

Gjatë javës kompania bëri diçka e cila do të ketë më shumë impakt. Medtronic ofroi për këdo dizajnin e plotë, manualet e prodhimit, dokumentet e dizajnit, dhe kodin e softuerit të ventilatorit Puritan Bennett.

Ky ventilator ka një numër avantazhesh sepse është tejet kompakt dhe i lehtë duke e bërë të mundur zhvendosjen e tij me lehtësi por edhe instalimin për përdorim në ambiente të ndryshme mjekësore.

Dhe është një pajisje e dizajnuar në 2010 që do të thotë se 10 vite përdorim në trajtimin e pacientëve. Javët e fundit janë shtuar përpjekjet për të prodhuar ventilatorë apo dizajnuar të rinj por lëvizja e Medtronic është një shtysë e madhe për industrinë e cila nëse zgjedh dizajnin e kompanisë nuk i detyrohet asnjë kosto e tarifë asaj.

Medtronic thotë se dizajni është i përshtatur shumë mirë për shpikësit, startupet dhe institucionet akademike për të krijuar dizajnët e tyre të adaptuara.

Kompania prodhon edhe ventilatorë më kompleksë si PB 980 apo PB 840 të cilët kërkojnë mëse 1,500 komponentë për tu instaluar.

Me ventilatorin PB 560 Medtronic nuk po e ofron si “open-source” por po jep një licencë të veçantë për të adresuar nevojat globale përballë pandemisë së COVID-19.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: