Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Komuniteti Kibernetik XOR zbulon skemën me 1,000 karta krediti të vjedhura nga qytetarë të Shqipërisë dhe Kosovës

Puna e tyre për ndërgjegjësimin e komunitetit dhe rritjen e sigurisë kibernetike është bërë e disponueshme për këdo dhe falas por ata kanë vendosur të shkojnë një hap më tutje dhe është themeluar me qëllimin që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve ti përkthejnë në të mirë për komunitetin

Komuniteti Kibernetik XOR zbuloi afro 1,000 karta krediti të vjedhura nga qytetarë të Shqipërisë dhe Kosovës duke bërë thirrje njëherazi për kujdes gjatë blerjeve online.

Prej kartave të vjedhura, 513 prej tyre u përkisnin qytetarëve të Shqipërisë ndërsa 475 prej tyre qytetarëve të Kosovës.

Zbulimi erdhi si pasojë e një analize nga XOR në DarkNet. Profesionistët e sigurisë kibernetike të këtij komuniteti virtual vunë theksin tek rritja e numri të kartave të vjedhura që u përkasin qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kartat e vjedhura ishin të tipit kredit dhe debit. Në mesin e bankave të prekura ishin Banka Kombëtare Tregtare, Raiffeissen Bank, Banka Credins, Procredit Banka, NLB, Tirana Bank, TEB, NUBANK.

Ndërsa qytetet më të goditura nga këto vjedhje kartash ishin Tirana e Prishtina. Kartat e vjedhura ishin nxjerrë në shitje nga 16 deri në 31 dollarë në tregun e zi sipas dokumenteve të publikuara nga XOR.

Komuniteti XOR bëri thirrje gjithashtu që blerësit online të ndjekin udhëzimet e Njësisë Operacionale të Sigurisë Kibernetike KOS-CERT.

Në Nëntor të vitit të kaluar XOR kishin ekspozuar një tjetër skemë të ngjashme por kësaj herë ishin vënë në shënjestër me sulme phishing qytetarët me llogari bankare Raifeissen.

Puna e tyre për ndërgjegjësimin e komunitetit dhe rritjen e sigurisë kibernetike është bërë e disponueshme për këdo dhe falas por ata kanë vendosur të shkojnë një hap më tutje dhe është themeluar me qëllimin që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve ti përkthejnë në të mirë për komunitetin

Në përgjigje të këtij misioni ata organizuan në fillim të vitit garën kibernetike XORCTF7E4 me pjesëmarrjen e një komuniteti të gjerë të pasionuarish në fushën e sigurisë kibernetike

Copyright: © PCWorld Albania