Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Konferenca e zhvilluesve WWDC e Apple vjen më 6 Qershor

Presim që Apple në WWDC të na japë një pamje paraprake të iOS 16, iPadOS 16, watchOS 9 dhe tvOS 16 si dhe gjeneratën e ardhshme të macOS.

Konferenca e zhvilluesve WWDC e Apple vjen më 6 Qershor

Qershori po afrohet, që do të thotë se është momenti i vitit kur Apple mban konferencën vjetore të zhvilluesve WWDC.

Kompania njoftoi se WWDC 2022 do të mbahet në datat 6-10 Qershor dhe do të jetë virtuale por me një numër të kufizuar pjesëmarrësish fizik në Apple Park më 6 Qershor.

Dy WWDC e fundit kanë qenë online dhe falas për të ndjekur nga të gjithë për shkak të pandemisë së Covid-19. Apple gradualisht ka filluar të rikthehet tek aktivitetet fizike.

Edhe Google I/O, konferenca e zhvilluesve të kompanisë, do të mbahet në Prill me një numër të kufizuar pjesëmarrjeje fizike.

Presim që Apple në WWDC të na japë një pamje paraprake të iOS 16, iPadOS 16, watchOS 9 dhe tvOS 16 si dhe gjeneratën e ardhshme të macOS.

Po ekziston mundësia që Apple të zbuloi edhe harduerë të rinj. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: