Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Krijuesit dhe influencerët e TikTok mund të fitojnë nga reklamat

Kompania tha se do të lançonte programin fillimisht në SHBA në Qershor përpara se të shtrihej në vende të tjera të botës në Vjeshtë.

Krijuesit dhe influencerët e TikTok mund të fitojnë nga reklamat

Krijuesit e TikTok së shpejti do të kenë një mënyrë më të lehtë për të fituar nga postimet e tyre.

Si pjesë e TikTok Pulse, gjiganti i medias sociale do të eksplorojë një program ku ndan të ardhurat nga reklamimi me influencerët, publikuesit dhe personat publikë.

Ata që kanë të paktën 100 mijë ndjekës do të pranohen në fazën e parë të këtij programit.

Kompania tha se do të lançonte programin fillimisht në SHBA në Qershor përpara se të shtrihej në vende të tjera të botës në Vjeshtë.

TikTok do të ndajë të ardhurat në mënyrë të barabartë me krijuesit ndërsa në Instagram krijuesit marrin diçka më shumë rreth 55%.

Oferta është e thjeshtë, nëse jeni popullor mund të fitoni. Kështu krijuesit do të inkurajohen të postojnë më tepër dhe TikTok do ti mbajë më lehtë në platformë.

Copyright: © PCWorld Albania