Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Kriptomonedha e Facebook nuk do të quhet më Libra

Projekti i kriptomonedhës së Facebook nisi si një sistem ambicioz pagesash mbështetur në disa prej monedha tradicionale globale për të reduktuar kostot e transferimit të parave.

Kriptomonedha e Facebook nuk do të quhet më Libra

Përpara debutimit në fillim të 2021, Facebook bëri të ditur se projekti i kriptomonedhës është riemëruar. Organizata Libra e cila u themeluar për të ndërtuar një bazë ligjore dhe mbështetur vetë monedhën është ribranduar në Diem Association.

Në një deklaratë, organizata tha se ndryshimi përfaqëson një fillim të ri për projektin. Lajmi vjen pas spekulimeve se Libra do të debutonte që në muajin Janar.

Projekti i kriptomonedhës së Facebook nisi si një sistem ambicioz pagesash mbështetur në disa prej monedha tradicionale globale për të reduktuar kostot e transferimit të parave.

Por pas një viti kritikash dhe refuzimesh nga autoritetet rregullatore, projekti u tërhoq nga objektivat fillestare. Nga synimi për të ndërtuar një monedhë globale, tashmë Diem është kufizuar në vetëm një përpunues pagesash.

Opozita më e madhe ndaj Libra ishte se mund të përdorej nga grupe kriminale në industrinë financiare. Facebook ju përgjigj këtij kundërshtimi duke afruar në Diem Association emra të profilit të lartë si ish politikanë dhe drejtues shtetërore në mënyrë që të merrte bekimin e autoriteteve.

Megjithatë projekti është braktisur edhe nga emra të njohur të industrisë si Visa dhe Stripe. Facebook ka ribranduar edhe portofolin e kriptomonedhës nga Calibra në Novi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L