Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Kufjet e ardhshme wireless të Samsung sjellin një dizajn të ri

Buds Pro do të anojnë më tepër drejt dizajnit të Galaxy Buds dhe Buds+ në vend të kufjeve me formën e fasuleve Buds Live.

Kufjet e ardhshme wireless të Samsung do të quhen Galaxy Buds Pro dhe tani falë insajderit të mirënjohur të industrisë Evan Blass, kemi pamjen e parë të tyre duke krijuar një përshtypje rreth dizajnit.

Buds Pro do të anojnë më tepër drejt dizajnit të Galaxy Buds dhe Buds+ në vend të kufjeve me formën e fasuleve Buds Live. Megjithatë Buds Pro nuk vinë pa disa ndryshime estetike me një formë më ovale sesa dizajni trekëndor i modeleve të kaluara të Samsung.

Grila e altoparlantit është më e madhe duke mbuluar mikrofonët për eliminimin më të mirë të zhurmave ose siç njihet ndryshe në gjuhën e markatingut Active Noise Cancellation (ANC).

Një tjetër element i kufjeve është kasa ku do të qëndrojnë. Është i ngjashëm me kasën që kufjet Buds Live vinë, por sipas dokumenteve tregtare ku specifikohen, kanë një kapacitet më të lartë baterie prej 500 mAh.

Teknologjia e eliminimit të zhumave është risi për këtë kategori produkti të Samsung sepse as Buds dhe as Buds+ nuk e ofronin. Kufjet e reja pritet të debutojnë krahas Galaxy S21 dhe të bëhen zyrtare që në Janar.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: