Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Kufjet e reja Galaxy Buds Pro të Samsung kanë një sekret

199 dollarë janë një çmim i arsyeshëm për kufje wireless të cilat pritet të jenë po aq solide bazuar në historikun e produkteve mjaft cilësore të Samsung.

Kufjet e reja Galaxy Buds Pro të Samsung kanë një sekret

Edhe përpara se të kishim rrjedhje të vazhdueshme informacionesh për Galaxy Buds Pro, ne e dinim se ato janë shumë pranë.

Që kur Apple prezantoi AirPods Pro, Samsung kishte planifikuar një produkt që do të përmirësonte cilësinë e zërit dhe të kishte teknologji për eliminimin e zhurmave.

Sekreti i vërtetë i Galaxy Buds Pro është vetë çmimi. Menjëherë pasi Samsung lançoi flagshipët e vitit Galaxy S21 duke zbritur çmimin e tyre me 200 dollarë, Galaxy Buds Pro vinë 50 dollarë më lirë sesa AirPods Pro.

199 dollarë janë një çmim i arsyeshëm për kufje wireless të cilat pritet të jenë po aq solide bazuar në historikun e produkteve mjaft cilësore të Samsung.

Kufjet kanë 5 orë jetëgjatësi baterie ndërsa kufjet e rrisin më tutje në deri 28 orë jetëgjatësie baterie. Dizajni i Galaxy Buds Pro bazohet mbi Galaxy Buds Live në drejtim të një qasjeje më ergonomike për të reduktuar kontaktin mes pajisjes dhe veshit.

Sipas Samsung kufjet reduktojnë zhurmat e ambientit deri në 99%. Kanë një altoparlant prej 11mm dhe tre mikrofonë.

Për telefonët Samsung janë disa opsione specifike si mundësia për të kaluar nga telefoni tek tableti së bashku me teknologjinë Dolby për regjistrimet në Galaxy S21. Kufjet shiten në tre ngjyra që prej 15 Janarit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L
- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

9,990 L
Kurseni: 3,000 L