Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Lançohet aplikacioni i ri i Outlook për Windows 11

Për fat jo të mirë aplikacioni nuk është i disponueshëm për e-mail-et personale ndërsa presim të bëhet i tillë me prezantimin zyrtar nga Microsoft.

Lançohet aplikacioni i ri i Outlook për Windows 11

Klienti i ri Microsoft Outlook është prej një viti në ndërtim. Madje disa prej ndryshimeve të planifikuar nga kompania janë bërë publike aksidentalisht.

Megjithatë vetëm sot Outlook-u i ri filloi të bëhej i aksesueshëm për llogaritë e biznesit dhe institucioneve arsimore.

Aplikacioni ri është thuajse identik me pamjen e Outlook Web i aksesushëm në Outlook.com. Janë aplikuar disa ndryshime si shiriti i funksioneve në krye.

Për fat jo të mirë aplikacioni nuk është i disponueshëm për e-mail-et personale ndërsa presim të bëhet i tillë me prezantimin zyrtar nga Microsoft.

Ndryshimi më i madh i dukshëm janë kontrollet në krye të Outlook duke e bërë të duket i shkrirë me sistemin operativ. Krijimi i një mesazhi, apo një event hap një dritare të re njëlloj si Outlook në Desktop.

Vitin e kaluar u raportua se Microsoft dëshironte të zëvendësonte aplikacionet Mail & Calendar me klientin e ri.

Vetë kompania ende nuk e ka prezantuar zyrtarisht eksperiencën e re të emailit por që mund të ndodhë në konferencën e zhvilluesve Build 2022 në fund të këtij muaji. Aplikacionin e ri mund ta shkarkoni në këtë lidhje.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 25%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Blackview A100

17,990 L
Kurseni: 6,000 L
- 3%
Ofertë!

Dell Inspiron 3502 15.6″, 8GB, 256GB SSD, Pentium N5030

35,990 L
Kurseni: 1,000 L