Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Laptopët e rinj gaming të HP pajisen me procesorët e fundit Intel dhe AMD

Modeli i rangut të mesën Victus 15 është i ngjashëm me modelin e kaluar jo vetëm në dizajn por të njëjtën filozofi kursimi si një opsion i performancës së lartë por pa shpenzime marramendëse.

Laptopët e rinj gaming të HP pajisen me procesorët e fundit Intel dhe AMD

HP prezantoi ditën e sotme disa rifreskime të vogla për modelet gaming të laptopëve Omen 16 dhe Victus 15. Si shumë modele të tjera, Omen 16 vjen me mbështetje për gjeneratën e 12-të të procesorëve Intel si dhe opsionin për të modelet AMD Ryzen 6000 H.

Gjithashtu ofron mbështetje për RTX 3070 Ti 150-vat së bashku me 32GB memorie RAM DDR5 dhe PCIe 4.0 SSD.

Sa i përket përmasave, Omen 16 është identik me modelin e 2021 në lartësi, gjerësi dhe trashësi. Megjithatë një ndryshim i dukshëm është se trackpadi është më i gjerë.

Për fat jo të mirë ky model ende ka ekrani 16:9. Ashtu si modeli i kaluar ekrani ka një panel FHD 60Hz por që mund të zëvendësohet me QHD 165Hz.

Në zgjidhni modelin me procesor Intel, laptopi ka dy porta Thunderbolt 4 USB-C, tre porta USBA-A dhe një portë HDMI 2.1. modelet AMD nuk kanë mbështetje për Thunderbolt. Laptopi ka një portë Ethernet, një portë SD, një portë kufjesh dhe portën e karikimit.

Laptopi fillon nga 1,199 dollarë dhe del në shitje në verë.

HP Victus 15

Modeli i rangut të mesën Victus 15 është i ngjashëm me modelin e kaluar jo vetëm në dizajn por të njëjtën filozofi kursimi si një opsion i performancës së lartë por pa shpenzime marramendëse.

Si rezultat kompania ka neglizhuar me pamjen e jashtme por jo atë çfarë gjendet brenda saj siç janë procesorët Intel Core i7-12700H apo AMD Ryzen 7 5800H e gjeneratës së kaluar. Modelet Victus 15 mund të pajisjen me kartë grafike RTX 3050 Ti kur me procesorët AMD me kartën grafike RX 6500M. Laptopi fillon nga 799 dollarë dhe del në shitje në Verë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTË ONLINE

FujiFilm Instax Mini 11 Instant Film Camera

9,990 L11,490 L
 
- 11%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Blackview A95

19,490 L
Kurseni: 2,500 L
- 31%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Mi Smart Scale 2

1,790 L
Kurseni: 800 L
- 22%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Tv Box H96 Max 4/64GB 6K

4,290 L
Kurseni: 1,200 L
- 50%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Mi Casual Daypack

990 L
Kurseni: 1,000 L
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Fuji Instax Mini 11 Bundle Box

13,490 L14,990 L