Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Laptopët e rinj LG Gram sjellin procesorët Intel të gjeneratës së 12-të

Të gjashtë modelet përfshirë Gram 15, Gram 14, Gram 16 2n1 do të vinë me procesorët Intel Alder Lake.

Laptopët e rinj LG Gram sjellin procesorët Intel të gjeneratës së 12-të

Si çdo prodhues tjetër kompjuterësh, LG gradualisht ka filluar të përditësojë linjën e laptopëve me procesorët e fundit Intel dhe AMD.

Ditën e Hënë, të njëjtën ditë që Apple prezantoi MacBook Air M2, kompania rifreskoi linjën e laptopëve ultra-portativë LG Gram me procesorët Intel të gjeneratës së 12-të.

Të gjashtë modelet përfshirë Gram 15, Gram 14, Gram 16 2n1 do të vinë me procesorët Intel Alder Lake.

Gjithashtu përdoruesit mund ti konfigurojnë me 32GB RAM DDR5. Risi e linjës është edhe mbështetja për PCIe Gen 4 NVMe dhe mbarë familja ofron dy porta memorie.

Nga jashtë LG ka shtuar teknologjinë LG Glance ku në momentin që përdoruesi largohet nga ekrani dhe dikush po shikon mbi të. LG do të qëndrojë me panelet IPS të ekranit me modelin standard që ofron deri në 350 nits shkëlqim.

Linjën Gram LG e zgjeroi edhe me një monitor të ri 16-inç portativ me rezolucion 2560×1600 piksel dhe 99% mbulim ngjyrash DCI-P3. Monitor kushton 350 dollarë.

Sakaq laptopët fillojnë nga 1,119 dollarë për modelin 15-inç dhe 1,599 dollarë për modelin 17-inç.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Nintendo Switch™ OLED Model

29,990 L
Kurseni: 5,000 L