Monedhë

Kategoritë

4 javë më parë

Laptopi “buxhetor” gaming i Dell sjell procesorët Intel 12-Gen dhe grafikat Nvidia RTX

Në brendësi laptopi ka gjeneratën e 12-të të procesorëve Intel, konkretisht Core i7-12700H.

Laptopët e rinj Alienware me ekran 480Hz nuk janë të vetmet kompjuterë që Dell prezantoi ditën e sotme. Kompania gjithashtu ka një opsion të ri për ata që kërkojnë diçka më të përballueshme.

Kompania prezantoi laptopin e parë 16-inç për brendin gaming të Dell. G16 ka një ekran 16:10 me rezolucion 2560×1600, frekuencë rifreskimi prej 165Hz, G-Sync dhe ndriçim prej 300nits.

Në brendësi laptopi ka gjeneratën e 12-të të procesorëve Intel, konkretisht Core i7-12700H. Procesori me 14 bërthama dhe 20 threads ka një frekuencë turbo prej 4.7Ghz dhe kombinohet me 16GB RAM 4,800Mhz DDR5.

Përdoruesit mund të shtojnë edhe 16GB RAM të tjera ndërsa modeli bazë ka 512GB NVMe M.2 që mund të shkojë deri në 2TB.

Sa i përket kartave grafike, modeli bazë ka një RTX 3050 Ti me 4GB GDDR6 që konsumon 90-vat. Por përdoruesit mund të kalojnë në një RTX 3060 ose 3070 Ti. Ky i fundit me memorie prej 8GB GDDR6 mund të konsumojë deri në 140-vat.

Të dy variantet vinë me HDMI 2.1, tre porta USB-A, një portë kufjesh dhe portë Ethernet. Wi-Fi 6 dhe Bluetooth 5.0 janë standard në mbarë variantet. Dell G16 fillon nga 1,400 dollarë kur të dalë në shitje më 20 Korrik.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 54%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TCL Tab 10s, WiFi Only

12,490 L
Kurseni: 14,500 L
- 28%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

1,790 L
Kurseni: 700 L
- 23%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

HP ProBook 440 G5 14″, 8GB, 120GB SSD, Core i5

38,490 L
Kurseni: 11,500 L
- 10%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Disc Edition

89,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 40%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Game Box Power M3

2,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 6%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Digital Edition Console

84,990 L
Kurseni: 5,000 L
OFERTË ONLINE

Xiaomi Mi 11 Lite 5G

28,990 L31,990 L