Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Lenovo Legion 5i dhe 7i ulin çmimet e laptopëve të lojërave

Legion 7i ofron grafikën GeForce RTX 2080 Super Max-Q nëse dikush kërkon më të mirën.

Lenovo ka vendosur të adoptojë me shpejtësi teknologjinë më të fundit prezantuar nga NVIDIA dhe Intel për laptopët e lojërave.

Kompania prezantoi Legion 5i dhe Legion 7i për të pasuar modelet Y540 dhe Y740. Ata janë ndër laptopët e parë që përdorin grafikat e reja të NVIDIA dhe teknologjinë Advanced Optimus e cil redukton konsumin e energjisë dhe rrit performancën sipas kërkesave të sistemit.

Legion 7i ofron grafikën GeForce RTX 2080 Super Max-Q nëse dikush kërkon më të mirën. Të dy sistemet kanë gjeneratën e 10-të të procesorëve Intel Core H.

Legion 5i do të ulë çmimet e laptopët të lojërave me kartat grafike GeForce RTX. Konkretisht ky sistem kushton 999 dollarë së bashku me grafikat RTX 2060.

Sesa Legion 7i me RTX 2080 Super Max-Q do të kushtojë kompania nuk dha detaje por një version RTX 2070 fillon nga 1,199 dollarë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: