Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Lenovo prezanton laptopët gaming me çmim impresionues

Së bashku me frekuencën e rifreskimit prej 144Hz dhe memorien RAM 16GB DDR4-3200, do të ishte mëse e mjaftueshme për një eksperiencë unike në video lojërat 1080p.

Lenovo bëri bujë së fundi me vendosjen e procesorit me 64-bërthamave Ryzen Threadripper Pro në një kompjuter pune. Tashmë kompania pushtoi titujt e lajmeve me disa  laptopë të rinj gaming të markës Legion.

Mbase më i spikaturi është Legion 5 me variantet 15.6-inç dhe 17.3-inç. Pavarësisht madhësisë së ekranit që kanë secila, të dy makineritë mund të pajisjen me një procesor Ryzen 4800H dhe grafika Nvidia GeForce RTX 2060.

Së bashku me frekuencën e rifreskimit prej 144Hz dhe memorien RAM 16GB DDR4-3200, do të ishte mëse e mjaftueshme për një eksperiencë unike në video lojërat 1080p.

Një Legion 5 15.6-inç me grafikat GTX 1650 Ti kushton 760 dollarë ndërsa modeli me grafikat RTX 2060 nuk del në shitje deri në muajin Gusht. Modeli 17.3-inç me të njëjtën grafikë fillon nga 1,090 dollarë.

Së bashku me modelet e reja Legion kompania prezantoi një tjetër konfigurim potent si IdePad Gaming 3. Laptopi ka ekran 15.6-inç me procesor Ryzen 4800H, grafika GeForce gTX 1650 Ti, 32GB RAM dhe 1TB SSD.

Ekrani i tij është vetëm 120Hz dhe çmimi fillon nga 660 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: