Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Lëvizja e papritur e Apple mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e fotove të iPhone

Startupi thotë se teknologjia mund të integrohet në softuer por edhe nivel çipi. Aplikimet e saj potenciale janë në ambiente me dritë të paktë si dhe përmirësimin e sigurisë së kamerës.

Prodhuesi i iPhone bleu një startup Britanik por lajmi i ditës nuk është ky. Kjo lëvizje mund të çojë drejt fotove më të mprehta dhe më me shkëlqim.

Sipas Bloomberg, gjiganti i teknologjikë bleu Spectral Edge. Ky startup ka zhvilluar një teknologji e cila kap foto me rreze infra të kuqe dhe i shkrin ato në fotot standarde duke përdorur machine learning dhe prodhuar imazhe më të mprehta e ngjyra më të sakta.

Startupi thotë se teknologjia mund të integrohet në softuer por edhe nivel çipi. Aplikimet e saj potenciale janë në ambiente me dritë të paktë si dhe përmirësimin e sigurisë së kamerës.

Nuk dihet sesa ka paguar Apple për startupin por Spectral së fundi kishte përfituar 5.3 milionë dollarë investim. Apple mund ta inkorporojë teknologjinë e Spectral në inteligjencën artificiale të fotografisë së iPhone.

Megjithatë nuk kemi sesi ta dimë nëse Apple do ta integrojë teknologjinë duke filluar nga iPhone e ardhshëm.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: