Monedhë

Kategoritë

9 muaj më parë

Lëvizja e Samsung mund të ketë pasoja për një industri të tërë

Biznesi i prodhimit të çipeve të Samsung pati shitjet më të larta regjistruar ndonjëherë në tre mujorin e parë të 2022.

Lëvizja e Samsung mund të ketë pasoja për një industri të tërë

Klientët e fabrikave të prodhimit të çipeve të Samsung së shpejti do të detyrohen të paguajnë më tepër. Sipas Bloomberg gjiganti i teknologjisë është në bisedime me klientët për rritjen e tarifave me 15 deri në 20% për prodhimin e çipeve të dizajnuara prej tyre.

Samsung bëhet kompania e radhës që rrit çmimet e saj përballë një krize globale çipesh dhe kostos në rritje për materiale.

Biznesi i prodhimit të çipeve të Samsung pati shitjet më të larta regjistruar ndonjëherë në tre mujorin e parë të 2022.

Kostot e prodhimit janë rritur me 30% që do të thotë se fabrikat duhen të kërkojnë më tepër për të gjeneruar fitim ndërsa Samsung thotë se sheh të ardhmen me optimizëm.

Rivali numër një dhe prodhuesi më i madh i çipeve në botë TSMC rriti çmimet me 20% vitin e kaluar ndërsa planifikon të kërkojë më tepër në 2023.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Ofertë!

Samsung Galaxy A13

15,990 L19,990 L

Samsung Galaxy A32

25,990 L33,400 L