Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Logitech prezanton MX Mechanical dhe mausin e ri MX Master 3S

Falë aplikacionit Options është shumë e lehtë të konfigurohen shkurtesat dhe komandat. Tastiera ka një jetëgjatësi të lartë bateri deri në 10 muaj por nëse përdorni dritën e pasme të butonëve deri në 15 ditë.

Logitech prezanton MX Mechanical dhe mausin e ri MX Master 3S

Logitech shquhet për mausët MX Master të cilët ofrojnë një eksperiencë dhe produktivitet të pakrahasueshëm me atë çfarë është aktualisht në treg. Megjithatë e njëjta famë duket sikur nuk ka ndjekur tastierat e kompanisë të cilat janë po aq të shkëlqyera.

Kompania prezantoi ditën e sotme tastierën e re MX Mechanical, një tastierë e segmentit të lartë për ata që nuk duan dritat RGB.

Ndryshimi më i madh është: në vend që të përdorë çelësa me mbështetëse gome, tastiera e fundit e Logitech përdor butonë mekanikë. Kompania thotë se butonët e rinj janë po aq të mirë me disa përmirësime për të mos shkaktuar zhurma sepse mendohet që do të përdoren në ambiente pune.

Blerësit mund të zgjedhin mes tre llojeve të butonave sipas tingujve që prodhojnë. Butonët janë aq cilësore dhe të rehatshëm, me një distancë të kënaqshme nga bazamenti i tastierës dhe zero luhatje anësore. Ashtu si MX Keys, tastiera ka dy mbështetëse të pasme nëse dëshironi më tepër lartësi.

Modeli Mini është sa 75% e madhësisë së tastierës së plotë duke hequr panelin e numrave dhe duke ruajtur madhësinë e butonëve. Logitech vendosi të heqë dritat RGB në vend të dritës së bardhë.

Falë aplikacionit Options është shumë e lehtë të konfigurohen shkurtesat dhe komandat. Tastiera ka një jetëgjatësi të lartë bateri deri në 10 muaj por nëse përdorni dritën e pasme të butonëve deri në 15 ditë.

Kompania ka menduar edhe për ata që duan të kombinojnë tastierën me një maus të ri. MX Master 3S është rimodeluar duke sjellë të njëjtin dizajn dhe specifika si modeli i kaluar por vjen me një sensor 8,000 DPI nga 4,000 që ishte në MX Master 3.

MX Mechanical fillon 170 dollarë, MX Mechanical Mini nga 150 dollarë dhe MX Master 3S nga 99 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

DJI OM 4 SE

14,990 L
 
- 15%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy M52 5G

39,990 L
Kurseni: 7,000 L
- 13%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Xiaomi 12X

64,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 5%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

FujiFilm Instax Mini 11 Instant Film Camera

9,490 L
Kurseni: 500 L
Second Chance

Apple iPhone 8 Plus

27,990 L36,600 L
 
- 10%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

DJI OM 5

22,490 L
Kurseni: 2,500 L
- 31%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Mi Smart Scale 2

1,790 L
Kurseni: 800 L