Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Lufta për lirinë e internetit

Hong-Kongu po lufton kundër ligjit drakonik të sigurisë kombëtare, por territori i vogël po kthehet në arenë dhe vijë të parë fronti në përplasjen botërore ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës për censurë, përgjimin dhe të ardhmen e internetit.

Kaherë bastion i lirisë në internet, edhe pse shtrihet në kufirin digjital të Kinës me kontroll të hekurt të mediave të gjithfarshme, statusi i Hong-Kongut ka ndryshuar në mënyrë radikale brenda një jave të vetme. Ligji i ri kinez i mandaton censurën policore dhe përgjimin e mbuluar digjital, me rregullat e reja që mund të zbatohen ligjërisht edhe në aspektin e lirisë së shprehjes në internet, në krejt botën.

SHBA-ja e Kina përplasen në Hong-Kong

Tani që qeveria e re po harton kontroll të ri në internet për të censuruar postimet e kudondodhura në botë, Partia Komuniste e Kinës po mbërthen territorin e Hong-Kongut në të gjitha poret e jetës private e publike, shkruan gazeta amerikane, “New York Times”. Dhe ndryshimet kërcënojnë të përshkallëzojnë edhe më shumë tensionet ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, ku edhe vetë teknologjia është kthyer në mjet të rëndësishëm, me të cilin dy superfuqitë botërore po mundohen të shtrijnë ndikimin dhe të minojnë njëra-tjetrën.

Dhe zënë ndërmjet dy zjarreve, janë më shumë se shtatë milionë banorët e qytetit, të cilët druajnë se të dhënat e tyre në internet mund të shfrytëzohen për hesape të ndryshme politike. Çështja ka ngjallur debat të madh politik në ish-koloninë britanike. Dhe në këtë mes janë edhe gjigantët më të mëdhenj teknologjikë të botës, të cilët kanë përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve të tyre.

Dhe një betejë tashmë po përshkallëzohet. Shumë kompani teknologjie, përfshirë “Facebookun”, “Googlen”, “Twitterin”, “Zoomin” dhe “LinkedInin” kanë bërë të ditur gjatë ditëve të kaluara se do të heqin përkohësisht dorë prej bashkëpunimit dhe plotësimit të kërkesave për qasje në të dhëna të përdoruesve nga autoritetet e Hong-Kongut. Qeveria lokale në anën tjetër e ka bërë të qartë se ndëshkimi për mosbashkëpunim mund të përfshijë edhe dënime me burg për punëtorët e kompanive të mediave sociale në Hong-Kong.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L