Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Marrëveshja e Musk për blerjen e Twitter mund të dështojë

Musk publikoi një shkrim të Reuters më 2 Maj që thoshte se Twitter pretendon se llogaritë e rreme janë më pak se 5% e përdoruesve aktivë në ditë.

Marrëveshja e Musk për blerjen e Twitter mund të dështojë

Elon Musk tha se marrëveshja e tij 44 miliardë dollarëshe për blerjen e Twitter është përkohësisht në pritje pasi platforma e medias sociale pretendon se më pak se 5% e llogarive të saj janë spam ose të rreme.

Shefi i Tesla përmes rrjetit social Twitter mëngjesin e së Premtes tha se marrëveshja ishte ngrirë ndërsa po priste detaje nga Twitter.

Musk publikoi një shkrim të Reuters më 2 Maj që thoshte se Twitter pretendon se llogaritë e rreme janë më pak se 5% e përdoruesve aktivë në ditë.

Nga frika e dështimit të marrëveshjes aksionet e Twitter ranë me 15% ditën e Premte. Në ai largohet nga blerja e Twitter, do të paguajë 1 miliardë dollarë dëmshpërblim.

Sot aksionet e Twitter janë në 38.21 dollarë, shumë më pak sesa 54.20 dollarë që Musk ra dakord ti blinte.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: