Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Me aplikacionin Samsung Wallet mund të ruani çelësa makine, kriptomonedha e karta bankare

Kompania tha se Samsung Wallet integron funksionalitetin Samsung Pass me veçoritë e avancuara të sigurisë si ruajtja e fjalëkalimeve të enkriptuara apo verifikimi i identitetit përmes të dhënave biometrike.

Me aplikacionin Samsung Wallet mund të ruani çelësa makine, kriptomonedha e karta bankare

Samsung ditën e sotme prezantoi Samsung Wallet, një mënyrë ku përdoruesit mund të ruajnë çelësat dixhitalë, biletat, karta identiteti, e shumë të tjera.

Kompania thotë se Samsung Wallet kombinon Samsung Pay dhe Pass në një platformë të vetme të sigurte. Portofoli mobil u premtua që në fillim të këtij viti.

Duke filluar nga sot përdoruesit e smartfonëve Galaxy në SHBA, Francë, Gjermani, Britani, Itali dhe Spanjë mund të kalojnë në Samsung Wallet nëse kanë Android 9 Pie ose versione më të fundit.

Me Samsung Wallet përdoruesit kanë akses të shpejtë në kartat e tyre bankare, të besnikërisë, anëtarësisë etj. Gjithashtu integrohet me Samsung Blockchain Wallet për të ndihmuar përdoruesit të monitorojnë portofolin e tyre të aseteve dixhitale.

Kompania tha se Samsung Wallet integron funksionalitetin Samsung Pass me veçoritë e avancuara të sigurisë si ruajtja e fjalëkalimeve të enkriptuara apo verifikimi i identitetit përmes të dhënave biometrike.

Samsung Wallet gjithashtu integrohet me SmartThings duke mbështetur çelësat dixhitalë të makinave BMW, Genesis dhe Hyundai. Integrimi do të thotë se përdoruesit mund të hapin dhe mbyllin dyert e makinës nga portofoli i Samsung.

Është i disponueshëm për modelet BMW seritë 1-8, X5, X5M, X6, X6M, X7, Z4, iX3 prodhuar nga Korriku i 2020-ës e tutje. Vlen edhe për modelet GV60 të Genesis prodhuar nga Shtatori 2021 e tutje dhe G90 prodhuar nga Dhjetori 2021 e tutje. Së fundi Hyundai Palisade lançuar nga muaji Maj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L
 
BEST DEALS

Redmi Airdots 2S

2,490 L