Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Me iOS 16 Apple lë jashtë iPhone 6S, iPhone 7 dhe iPhone SE

Gjithashtu për watchOS 9 duhet të keni të paktën një Apple Watch Series 4 ose modelet e fundit.

Me iOS 16 Apple lë jashtë iPhone 6S, iPhone 7 dhe iPhone SE

Historikisht Apple ka lënë disa modele të vjetra pajisjesh në harresë me debutimet e versioneve të reja të sistemeve operative. Kur iOS 16 të vijë këtë Vjeshtë, do të jetë e disponueshme vetëm nga iPhone 8 dhe modelet e fundit lançuar pas 2017-ës.

Kjo do të thotë se iPhone 6S, iPhone 7 dhe iPhone SE (Gjenerata Parë) nuk mund të kalojnë në iOS 16.

Kur të debutojë iPadOS 16, Apple gjithashtu nuk do të mbështesë më disa pajisje si iPad Mini 4 dhe iPad Air 2. Kujtojmë se Mini 4 debutoi në 2015-ën ndërsa Air 2 në 2014-ën.

Gjithashtu për watchOS 9 duhet të keni të paktën një Apple Watch Series 4 ose modelet e fundit. Përdoruesit e Apple Watch Series 3 mund të instalojnë vetëm watchOS 7 dhe 8 por disa funksionalitete nuk janë të disponueshme.

Gjërat komplikohen kur vijmë tek macOS Ventura. Vetëm pajisjet e listuara mëposhtë do të adresohen:

  • iMac 2017 dhe në vazhdim
  • Mac Pro 2019 dhe në vazhdim
  • iMac Pro 2017 dhe në vazhdim
  • Mac mini 2018 dhe në vazhdim
  • MacBook Air 2018 dhe në vazhdim
  • MacBook 2017 dhe në vazhdim
  • MacBook Pro 2017 dhe në vazhdim

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: