Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Me smartfonin e ri HTC na kujton se ekziston

Krahasuar me smartfonët e tjerë flagshipë, U20 5G mund tu zhgënjejnë për shkak të procesorit Snapdragon 765G sidomos me çmimin prej 640 dollarësh që ka.

Çuditërisht dita e Marte ke qenë ditë e ngarkuar për HTC. Pasi prezantoi Vive XR Suite, kompania i qëndroi premtimit për prezantimin e telefonit të saj të parë 5G, HTC U20.

Krahasuar me smartfonët e tjerë flagshipë, U20 5G mund tu zhgënjejnë për shkak të procesorit Snapdragon 765G sidomos me çmimin prej 640 dollarësh që ka.

I vetmi avantazh i këtij procesori është modemi 5G i integruar që në teori do të japë jetëgjatësi më të mirë baterie. I njëjti çip është vendosur edhe smartfonin LG Velvet që do të debutojë së shpejti në Evropë.

U20 ka ekran FHD+ LCD në vend të një ekrani AMOLED dhe si rezultat një skaner të shenjave të gishtërinjve anësor në vend të një versioni optik. Kjo është bërë për të reduktuar koston e smartfonit por të paktën HTC ka implementuar një kamër “punch-hole” 32-megapiksel selfie.

Pjesa tjetër e hardueri është standard me 8GB RAM, 256GB memorie, bateri 5,000mAh dhe katër kamera të pasme: 48-megapiksel kryesore, 8-megapiksel ultra-wide, 2-megapiksel macro dhe 2-megapiksel bokeh. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: