Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Me versionin e fundit të Firefox askush nuk ju gjurmon dot në internet

Mozilla lançoi funksionalitetin në 2021 dhe më përpara ishte aktivizuar automatikisht vetëm në modalitetin e privatësisë.

Me versionin e fundit të Firefox askush nuk ju gjurmon dot në internet

Të gjithë përdoruesit e Firefox tashmë do të jenë të mbrojtur nga funksionaliteti “Total Cookie Protection” që do të jetë i aktivizuar automatikisht.

Mozilla e quan si mbrojtja më e fuqishme e privatësisë në një shfletues sepse bllokon cookie-t në faqet ku krijohen.

Konkretisht cookie-t izolohen duke parandaluar kompanitë e gjurmimit ti aksesojnë për të monitoruar aktivitetin pa dijeninë tuaj.

Mozilla lançoi funksionalitetin në 2021 dhe më përpara ishte aktivizuar automatikisht vetëm në modalitetin e privatësisë.

Tani të gjithë përdoruesit e Firefox në desktop mund të përfitojnë nga privatësia e shtuar pa aktivizuar asgjë manualisht. Në fillim të vitit Mozilla solli “Total Cookie Protection” në Firefox Focus, shfletuesit e privatësisë për Android.

Edhe Microsoft Edge ka funksionalitete të ngjashme por përdoruesit duhet manualisht të aktivizojnë modalitetin strikt për ti parandaluar ato tju gjurmojnë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: