Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

MediaTek Dimensity 9000+ konkurron me Exynos 2200 dhe Snapdragon 8+ Gen1

Teorikisht duhet të performojë më mirë sesa Exynos 2200 vendosur në flagshipët e Samsung, linjën Galaxy S22.

MediaTek Dimensity 9000+ konkurron me Exynos 2200 dhe Snapdragon 8+ Gen1

MediaTek zbuloi një çip të ri për smartfonët flagship, modelin Dimensity 9000+. Është një përmirësim i variantit të vitit të kaluar Dimensity 9000 dhe vjen si përgjigje ndaj Snapdragon 8+ Gen 1 të Qualcomm.

Teorikisht duhet të performojë më mirë sesa Exynos 2200 vendosur në flagshipët e Samsung, linjën Galaxy S22.

Dimensity 9000+ është ndërtuar me arkitekturën 4-nanometër të TSMC. Ka frekuencë më të lartë procesori dhe grafike krahasuar me Dimensity 9000.

Vjen me një bërthamë Cortex-X2 me frekuencë 3.2Ghz, tre bërthama Cortex-A710 me frekuencë 2.85Ghz dhe katër bërthama Cortex-A510 me frekuencë 1.8Ghz.

Grafikat Mali-G710 MC10 mbështetin ekrane Full HD+ me 180Hz dhe ekrane QHD+ me 144Hz.

MediaTek thotë se çipi ka 5% më shumë performancë proesorike dhe 10% më shumë performancë grafike. Përfshin 8MB L3 Cache dhe 6MB cache në nivel sistemi si dhe mbështet memorien RAM LPDDR5X.

Ngjashëm me çipet e tjera të kësaj kategori mbështet memorien UFS 3.1. procesori i sinjalit të imazhit, Imagiq 790 mbështet sensorët e kamerave 320-megapiksel dhe regjistrim video 4K 60fps HDR10+.

Ajo që i mungon këtij çipi është mbështetja për mmWave 5G, një prej disavantazheve kryesore të Dimensity 9000. Shpejtësia makimale e shkarkimit është 7GBps ndërsa nuk i mungon Wi-Fi 6E, Bluetooth 5.3, GPS me frekuencë të dyfishtë, NFC dhe USB 3.1 Type-C. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: