Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Mënyra më e mirë për të ruajtur momentet tuaja më të bukura

Fotografia është arti i të teleportuarit të shkuarën në të ardhmen Mehmet Murat Ildan

Jam e sigurt që çdokush nga ne shkrep të paktën nga një foto në ditë në smartfonin e tij. Është e vërtetë qe smartfonët mund të kenë revolucionarizuar mënyrën se si ne bëjmë dhe ndajmë fotografitë, por kamerat e çastit kan hijeshinë dhe elegancën që nuk do të dalë asnjëherë nga moda.

Më poshtë ju ftojmë të njiheni dhe zgjidhni një nga kamerat e çastit që gjenden në dyqanin Shpresa Al Computers.

  1. FujiFilm Instax Mini 40 Bundle Box

Krijuar për gjeneratën e re të krijuesve të fotografive, INSTAX Mini 40 Instant Film Camera nga FUJIFILM ndërthur tiparet e modernes me dizajnin klasik. Një kamer  argëtuese dhe me stil, e aftë të prodhojë printime të menjëhershme në madhësi të kartës së kreditit, kjo kamer ofron një lente selfie të integruar dhe ndriçim automatik. Gjithashtu përmban një blic të integruar për të shkrepur foto në kushtet e ndriçimit të ulët. Paketimi përfshin një çantë mbrojtëse për aparatin dhe 10 filma fotosh.

2. FujiFilm Instax Mini 11 Instant Film Camera

Kamera kompakte INSTAX Mini 11 nga FujiFilm e cila i lan fotografitë në çast, është përditësuar si në dizajn dhe në funksionalitet. Shkrepni momente të pa harruara edhe në ambiente të errëta. Përdorni opsionin Selfie për të kapur një foto nga 30 deri në 50 cm larg.

Përveç këtyre dhe shumë modeleve të tjera të kamerave gjithashtu do të gjeni dhe një sërë filmash të përshtatshëm për këto modele. Filmat vijnë në madhësi dhe dizajnë të ndryshme për tu dhënë sa më shumë gjallëri shkrepjeve tuaja.

Për pak harrova t’ju tregoj edhe për printerat e mrekullueshëm të fotografive të cilët bëjnë të mundur printimin në çast në fotove tuaja nga celulari.

  1. Fujifilm Instax Share SP-3

Zgjidhni fotot tuaja më të mira nga celulari dhe merrni printime INSTAX thjesht duke i transferuar fotot nga aplikacioni “INSTAX SHARE” në SP-3 nëpërmjet lidhjes Wi-Fi. Ka shpejtësi printimi deri në 13 sekonda dhe bën pothuajse aspak zhurmë. Rezolucioni i lartë prej 800 x 800 dots dhe 318 dpi-sh tregon qartë detajet dhe shprehjet e fytyrës së portreteve, personazheve, materialeve, etj.

Përveç modeleve të printerave nga FujiFilm kemi edhe printerin nga kompania e mirënjohur Xiaomi, Mi Portable Photo Printer.

Ky është një printer portabël që shërben për të printuar fotografi direkt nga celulari me anë të aplikacionit Mi Home. Shpejtësi printimi deri në 12 sekonda për foto. Printimi kryhet në çast pa qënë nevoja për bojëfalë teknologjisë ZERO INK. 

KLIKONI KËTU për të shfletuar të gjithë modelet e printerave, filmave dhe aparateve fotografik.

Dil i kënaqur me:

- 22%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

FujiFilm Instax Mini LiPlay Hybrid Instant Camera

17,990 L
Kurseni: 5,000 L