Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Meta goditet nga një gjobë 1.2 miliardë euro për keqmenaxhim të të dhënave personale

Lëshuar nga komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, është gjoba më e madhe vendosur ndonjëherë nën ligjin Evropian për mbrojtjen e të dhënave GDPR.

Meta goditet nga një gjobë 1.2 miliardë euro për keqmenaxhim të të dhënave personale

Meta është gjobitur me 1.2 miliardë euro për keqmenaxhim të të dhënave personale të përdoruesve gjatë transferimit të tyre mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Lëshuar nga komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, është gjoba më e madhe vendosur ndonjëherë nën ligjin Evropian për mbrojtjen e të dhënave GDPR.

Ky ligj vendos rregulla që kompanitë duhet ti ndjekin për transferimin e të dhënave të përdoruesve jashtë Bashkimit Evropian.

Meta thotë se do të apelojë kundër këtij vendimi të padrejtë dhe panevojshëm.

Në vëmendje të këtij vendimi janë klauzolat kontraktuale standarde për zhvendosjen e të dhënave mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Këto kontrata ligjore, përgatitur nga Komisioni Evropian, përmbajnë masa të cilat sigurojnë se të dhënat e transferuara do të mbrohen kur dalin jashtë Evropës.

Por ka shqetësime se qarkullimi i të dhënave ende ekspozojnë Evropianët përballë ligjeve të dobëta të privatësisë, të dhëna të cilat mund të aksesohen nga inteligjenca Amerikane.

Shumë kompani të mëdha bëjnë transferimi komplekse të të dhënave ku përfshihen adresa e-maili, numra telefoni dhe informacione financiare dhe varet mbi këto klauzola.

Në 2013-ën ish kontraktori i Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare Edward Snowden zbuloi se autoritetet Amerikane kishin aksesuar në mënyrë të përsëritur informacionet e njerëzve përmes kompanive teknologjike si Facebook dhe Google.

Një aktivist Austriak quajtur Max Schrems filloi një betejë ligjore kundër Facebook të cilin e akuzon se ka dështuar të mbrojë privatësinë e tij duke hedhur kështu themelet e një beteje prej një dekade mes BE-së dhe SHBA-ve.

Gjykata më e lartë Evropian, Gjykata Evropiane e Drejtësisë, ka përsëritur vazhdimisht se Uashingtoni nuk ka kontrolle të mjaftueshme në fuqi për të mbrojtur informacionin e Evropianëve.

Në 2020-ën kjo gjykatë e shpalli marrëveshjen asokohe në fuqi të transferimit të të dhënave mes BE-së dhe SHBA-ve të paligjshme. Por gjykata ka derën e hapur për kompanitë të përdorin klauzolat duke thënë se çdo transferim të dhënash ishte i ligjshëm nëse ka masa të nevojshme të mbrojtjes.

Pikërisht këtu ka dështuar Meta. SHBA-ja kohët e fundit ka aplikuar masa ligjore mbrojtëse për ti dhënë BE-së garanci më të mëdha se agjencitë Amerikane të inteligjencës do të respektonin rregullat e reja të aksesit të të dhënave. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L93,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L