Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Microsoft dhe Samsung kanë një zgjidhje për të transferuar fotot nga telefoni në kompjuter

Versioni i fundit eksperimental i Windows 10 bën të mundur transferimin e të dhënave përmes Wi-Fi nga çdo smartfon i mbështetur si Galaxy S10 dhe S20.

Zakonisht për të marrë foto nga telefoni në kompjuterin tuaj duhet të përdorni një kabëll USB dhe adresë e-mail-i, por Microsoft dhe Samsung kanë një zgjidhje më të mirë.

Versioni i fundit eksperimental i Windows 10 bën të mundur transferimin e të dhënave përmes Wi-Fi nga çdo smartfon i mbështetur si Galaxy S10 dhe S20.

Integrimi mes kompjuterëve Windows 10 dhe telefonëve Android të Samsung është bërë më i lehtë kohët e fundit. Muajin e kaluar Microsoft bëri të mundur komandën “Copy-Paste” nga Windows 10 në telefonët Samsung madje të merrni njoftime e tu përgjigjeni telefonatave.

Në opsionin e fundit e gjitha që ju duhet është aplikacioni Your Phone i Microsoft dhe Link to Windows në Samsung. Duke mbajtur të shtypur gjatë mbi një foto mund të përzgjidhni më pas të gjitha fotot apo skedarët që dëshironi të transferoni në kompjuter përmes metodës “drag-and-drop”, tërhiq dhe hidhe në dritaren “Your Phone.”

Por ka disa kufizime. Madhësia e skedarëve nuk duhet të kalojë 512MB, pra nuk do të funksionojë me filmat HD në madhësi të lartë. Transferimet janë të kufizuara në 100 skedarë. Së fundi telefoni dhe kompjuteri duhet të jenë të lidhur në të njëjtin rrjet Wi-fi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: