Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Microsoft ka ndërtuar një mjet që zbulon videot e manipuluara nga inteligjenca artificiale

Softueri analizon fotot dhe video dhe jep një vlerësim besueshmërie nëse materiali në fjalë është krijuar artificialisht.

Microsoft ka zhvilluar një mjet për të identifikuar video deepfake, imazhet kompjuterike të manipuluara ku fjalët apo mimika e një personi ndërrohet me një tjetër.

Softueri analizon fotot dhe video dhe jep një vlerësim besueshmërie nëse materiali në fjalë është krijuar artificialisht.

Firma thotë se teknologjia do të luftojë dezinformimin.

Videot deepfake fituan popullaritet në fillim të 2018-ës pasi një zhvillues përmes inteligjencës artificiale krijoi një softuer që ndërronte fytyrat e njerëzve.

Procesi ishte i tillë: një kompjuter paraqite me set fotosh të një personi dhe video të një personi tjetër. Më pas softueri gjeneronte një video të re me fotot e personit të parit duke përshtatur këtu edhe detaje si shprehi të fytyrës, lëvizjen e buzëve dhe lëvizje të tjera.

Që atëherë procesi është thjeshtuar akoma më tutje duke e hapur tek më shumë përdorues dhe madje kërkon më pak material.

Ekzistojnë disa aplikacione të cilat kërkojnë thjeshtë një foto selfie duke ndërruar fytyrën e një ylli hollivudi me një të një njeriu të zakonshëm.

Rrjeti social Facebook në fillim të vitit ndaloi publikimin e deepfake në platformë. Twitter dhe TikTok bënë të njëjtën gjë.

Microsoft Video Authenticator përpiqet të identifikojë shenja të manipulimit të një imazhi apo gjenerimit të tij në mënyrë artificiale.

Për ta ndërtuar kompania përdori teknologjinë e saj machine leraning mbi një set prej mëse 1,000 video deepfake dhe më pas testoi me një deepfake të vërtetë.

Manipulimi i fotove dhe video janë një sfidë e madhe për median sociale dhe keqinformimin. Megjithatë teknologjia deepfake nuk është e nevojshme për të manipuluar përmbajtje si foto dhe video të cilat mund të bëhen edhe me mjete edituese nga një njeri.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: