Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Microsoft lançon shërbimin e ri streaming Cloud PC

Me pak fjalë çdo pajisje, përfshirë tabletët dhe kompjuterët Mac, mund të transmetojnë një kompjuter të plotë desktop Windows.

Microsoft lançon shërbimin e ri streaming Cloud PC

Microsoft prezantoi një shërbim të ri “Cloud PC” ku përdoruesit mund të transmetojnë një pajisje Windows kudo.

Windows 365 funksionon njëlloj si game streaming, ku puna kryhet në një qendër të dhënash dhe transmetohet nga distanca në një pajisje tjetër.

Me pak fjalë çdo pajisje, përfshirë tabletët dhe kompjuterët Mac, mund të transmetojnë një kompjuter të plotë desktop Windows.

Fillimisht ky shërbim po shitet për bizneset ndërsa shumë kompani po shkojnë drejt punës nga shtëpia. Microsoft thotë çdo aplikacion apo konfigurim i përdoruesve në Windows do të shfaqet nga çdo lloj pajisjeje.

Shërbimi debuton në Gusht për bizneset e të gjitha madhësive tha Microsoft. Fillimisht do të bëhet stream vetëm Windows 10 por edhe pasardhësi Windows 11 sapo të lançohet do të jetë i disponueshëm në shërbimin e ri.

Nuk dihet se kur do të vijë një produkt i ngjashëm për përdoruesit individualë megjithatë kujtojmë Microsoft që po zhvendoset drejt një modeli abonimi për të gjitha shërbimet.

Këto shërbime abonimi po shtrihen kudo nga Office 365 tek Xbox Game Pass dhe lëvizja e fundit e një sistemi operativ në cloud është në një linjë me vizionin e kompanisë.

Copyright: © PCWorld Albania