Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Microsoft ofron inteligjencën artificiale për të përmirësuar fjalitë tuaja në Word

Për të aksesuar editorin me inteligjencën artificiale ju duhet të keni një fjali me formulim të gabuar, ta selektoni dhe më pas të klikoni “Rewrite Suggestions” në menunë që shfaqet.

Microsoft publikoi një mjet për shkruesit të cilët duan të shndërrojnë fjalët e tyre në ide. Quajtur Rewrite Suggestions, është një editor me inteligjencë artificiale për Microsoft Word që kompania e prezantoi në konferencën Build 2019.

Mjeti në fillim ofronte vetëm ide në mënyra të ndryshme për të shprehur një togfjalësh por një përditësimi i fundit jep sugjerime për fjali të plota.

Opsioni është i disponueshëm vetëm për Word në web për Microsoft 365 dhe abonentët e Office 365. Microsoft ka planifikuar ta sjellë edhe në versionet desktop dhe mobile në të ardhmen.

Për të aksesuar editorin me inteligjencën artificiale ju duhet të keni një fjali me formulim të gabuar, ta selektoni dhe më pas të klikoni “Rewrite Suggestions” në menunë që shfaqet.

Një kartë do të shfaqet ngjitur me fjalinë për ta përmirësuar që të jetë sa më e lehtë për lexim. Nëse nuk merrni sugjerime, atëherë pranojeni si kompliment sepse editori beson që shkrimi juaj është perfekt.

Normalisht opsioni funksionon vetëm për të shkruarit në gjuhën Angleze dhe mund të provojë shumë i dobishëm për ata që përkthejnë nga gjuha Shqipe në Anglisht.

Microsoft thotë se ka testuar miliona fjali për të ndërtuar këtë funksion me inteligjencë artificiale.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: