Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Microsoft rifreskon laptopin buxhetor Surface Laptop Go

Kompjuteri fillon nga 599 dollarë, një rritje prej 50 dollarësh krahasuar me Surface Laptop Go që kompania lançoi në 2020.

Microsoft rifreskon laptopin buxhetor Surface Laptop Go

Microsoft ditën e Mërkure filloi të merrte porosi për Surface Laptop Go 2, rifreskimi i parë i modelit buxhetor.

Kompjuteri fillon nga 599 dollarë, një rritje prej 50 dollarësh krahasuar me Surface Laptop Go që kompania lançoi në 2020.

Gjiganti i teknologjisë ka adoptuar një strategji përditësimesh të vogla për linjën Surface e cila solli vetëm 5% rritje të ardhurash në raportin e fundit financiar.

Microsoft nuk ka arritur ta shndërrojë Surface në një hit gjatë 10 viteve që produkti ka qenë i disponueshëm. Kompania kishte vetëm 0.6% të pjesës së tregut të kompjuterëve desktop dhe laptop në tre mujorin e parë të 2022 sipas IDC-së.

Por shumica e produkteve Surface kanë pasur çmime 1 mijë dollarë e sipër, ndërsa Surface Laptop Go 2 shkon për konsumatorët dhe bizneset që nuk duan të shpenzojnë.

Laptopi i ri është origjinal me modelin e parë me ekran 12.4-inç, 4GB RAM dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve. Modeli i ri vjen me Windows 11 ndërsa i pari ishte me Windows 10.

Microsoft ka ofruar kalimin falas në Windows 11 për ata që blejnë modelin e parë Surface Laptop Go. Modeli bazë ka 128GB memorie nga 64GB modeli i kaluar.

Sipas Microsoft bateria zgjat për 13 orë e gjysmë, 30 minuta më shumë se Surface Laptop Go. Duke qenë se kemi të bëjmë me një harduer të fundit, edhe komponentët duhet të jenë të tillë por jo. Është gjenerata e 11-të Core i5 dhe jo e 12-të që Dell apo HP kanë vendosur në laptopët e tyre. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L