Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Microsoft sjell ndryshimin e shumëpritur në Windows 10

Gjiganti i softuerit la të kuptohej që po vinte një ndryshim ri në fillim të këtij viti ndërsa sot është i disponueshëm për testuesit e versioneve eksperimentale të Windows 10.

Pas një pritjeje të gjatë Microsoft është gati të sjellë dizajnin e ri të menusë Start në Windows 10 duke hequr nga vëmendje ikonat live njohur ndryshe edhe si “Live Tiles.”

Gjiganti i softuerit la të kuptohej që po vinte një ndryshim ri në fillim të këtij viti ndërsa sot është i disponueshëm për testuesit e versioneve eksperimentale të Windows 10.

“Jemi duke rifreskuar menunë Start me një dizajn më të pastër që eliminon sfondet me ngjyrë solide pas logove të aplikacioneve dhe aplikon një sfond transparence uniform,” shpjegoi Microsoft.

Esencialisht reduktimi i ngjyrave në ikonat e menusë Start do ta thjeshtojë atë dhe të bëjë të duket më pak kaotike.

Së bashku me ndryshimin e menusë Start, ndërtimi i fundit i Windows 10-ës ka disa ndryshime në Alt-Tab. Të gjitha tabet e hapura në Microsoft Edge do të shfaqen në Alt-Tab. Një ndryshim konfuz për veteranët e Microsoft, kompania synon ta aplikojë atë në çdo aplikacion.

Disa ndryshime të tjera janë elementë si X në cepin e djathtë për panelit të njoftimeve për ti fshirë të gjithë ato automatikisht. Microsoft ka përmirësuar edhe aplikacionin Settings në Windows.

Lidhjet të cilat ju dërgonin drejt sistemeve të vjetra të Windows tashmë ju çojnë në hapësirën “About” në Settings.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: