Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Microsoft Teams me opsion që eliminon zhurmat në sfond

Websajti tregon atë çfarë Microsoft ka planifikuar me produktet Office dhe në Microsoft Teams është një opsion “Chat Mute”.

Nganjëherë duket sikur shpërqendrimet e botës për rreth fillojnë atëherë ku ju merrni një telefonatë pune por Microsoft premton ti japë zgjidhje.

Kompania po përgatit një përditësim i cili do të bllokojë zhurmat acaruese në sfond. Për të vështruar planet e kompanisë, ju ftojmë të vizitoni axhendën e Microsoft 365.

Websajti tregon atë çfarë Microsoft ka planifikuar me produktet Office dhe në Microsoft Teams është një opsion “Chat Mute”.

Kur opsioni të debutojë në Nëntor, Microsoft Teams do të mund të bllokojë zhurmat në sfond. Madje përdoruesit mund të përcaktojnë çfarë niveli zhurme të bllokojë funksioni.

Është shumë e dobishme sidomos nëse keni kafshë shtëpiake. Microsoft thotë se opsioni bazohet në inteligjencën artificiale duke mbajtur jashtë zhurma dhe tinguj të padëshirueshëm jashtë takimit tuaj virtual.

Muajt e fundit Microsoft ka investuar për të shndërruar Teams në zgjidhjen kryesor në një botë pandemike. Vetëm pak javë më parë kompani zgjeroi në 20 mijë persona limitin e takimeve.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: