Ndryshimet hyjnë në fuqi këtë muaj dhe nëse dëshironi të ndërroni kanalin vizitoni Settings > Update & Security > Windows Insider Program.
Microsoft ka vendosur të ndryshojë mënyrën sesi publikon ndërtimet e reja eksperimentale për insajderët e Windows. Në një postim në blog, kompania shpjegon se modeli ekzistues do të zëvendësohet nga një model i cili e bën më të lehtë për testuesit të zgjedhin eksperiencën që dëshirojnë.
Më përpara insajderët mund të zgjidhnin mes “fast”, “slow” dhe “release preview”. Megjithatë sipas Microsoft kjo ka shkaktuar konfuzion dhe në mesin e 2019-ën insajderët po përdornin tre ndërtime të ndryshme nga kanalet e ndryshme të testimit.
Si rezultat “Fast” do të bëhet “Dev Channel”, “Slow” do të bëhet “Beta Channel” dhe “Release Preview” do të bëhet “Release Preview Channel.”
Përtej ndryshimit të emrit shumë pak gjëra kanë ndryshuar për kanalet. Microsoft sugjeron “Dev Channel” për përdoruesit e avancuar.
Ndërsa “Beta Channel” do të shkojë për përdoruesit që duan akses në opsionet e fundit dhe “Release Channel” mbetet e njëjtë me “Release Preview.” Këta të fundit janë ndërtime stabile të cilat ofrohen për një numër të kufizuar përpara se të bëhen të disponueshme për të gjithë.
Ndryshimet hyjnë në fuqi këtë muaj dhe nëse dëshironi të ndërroni kanalin vizitoni Settings > Update & Security > Windows Insider Program.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë