Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Microsoft thotë se ka bllokuar sulme kibernetike Ruse ndaj Ukrainës dhe Perëndimit

Këto domaine Microsoft i ridrejtoi në një “gropë” të kontrolluar nga vetë kompania dhe kështu mitiguar sulmin.

Microsoft thotë se ka bllokuar sulme kibernetike Ruse ndaj Ukrainës dhe Perëndimit

Microsoft tha se kishte bllokuar sulme kibernetike nga një grup Rus hakerësh në drejtim të Ukrainës dhe Perëndimit.

Gjiganti i softuerit mori leje në një gjykatë për të marrë kontrollin mbi 7 domaine internetit përdorur nga grupi Strontium për të koordinuar sulmet.

“Ditën e Mërkure më 6 Prill morëm një urdhër gjykate që na autorizonte të merrnim nën kontroll shtatë domaine të Strontium,” tha Microsoft.

Këto domaine Microsoft i ridrejtoi në një “gropë” të kontrolluar nga vetë kompania dhe kështu mitiguar sulmin.

Organizatat e vënë në shënjestër ishin nga institucione Ukrainase tek media dhe agjenci shtetërore në SHBA dhe Bashkimin Evropian.

FBI ditën e djeshme tha e kishte fshirë një maluerë Rus me të cilin inteligjenca ushtarake Ruse kishe krijuar botnetë.

Strontium raportohet se operon që prej mesit të viteve 2000 dhe është fajësuar për sulme ndaj SHBA dhe Bashkimit Evropian.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Xiaomi Buds 3T Pro

5,990 L9,990 L