Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Modelet e reja MacBook M2 kanë SSD më të ngadaltë se MacBook M1

M1 MacBook Pro përdor dy çipe 128GB NAND dhe disa çipe njëherazi mundësojnë shpejtësi më të larta të SSD-ve.

Modelet e reja MacBook M2 kanë SSD më të ngadaltë se MacBook M1

Modeli bazë i ri Apple MacBook Pro M2 ka shpejtësi më të ulëta SSD-je krahasuar me paraardhësin M1.

Sipas testimeve të dy youtuberave Max Tech dhe Created Tech të cilët kanë vënë në provë modelin bazë 256GB M2 u zbulua se shpejtësitë e e leximit të SSD-së ishin deri në 50% më të ngadalta sesa M1 MacBook Pro 256GB.

Shpejtësitë e shkrimi janë afro 50% më të ngadalta. Testime tu bënë me aplikacionin Disk Speed Test të Black Magic dhe madje Max Tech çmontoi një MacBook Pro 13-inç M2 duke gjetur se Apple ka përdorur një çip të vetëm NAND.

M1 MacBook Pro përdor dy çipe 128GB NAND dhe disa çipe njëherazi mundësojnë shpejtësi më të larta të SSD-ve.

Modelet e tjera M2 MacBook Pro 13-inç me kapacitete më të larta memorie nuk vuajnë nga shpejtësitë e ngadalta. Një tjetër youtuber testoi një model 512GB M2 dhe pa se shpejtësitë ishin të njëjta me versionin M1.

Duke qenë se shumica e testuesve morën modelet 1TB, ata nuk gjetën ndonjë ngadalësim të SSD.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: