Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Modelet e reja SSD të Samsung sjellin më shumë performancë dhe çmime të ulëta

870 Evo do të shitet për 50 dollarë për modelin 250GB, 80 dollarë për modelin 500GB, 140 dollarë për modelin 1TB, 270 dollarë për modelin 2TB dhe 530 dollarë për modelin 4TB.

Modelet e reja SSD të Samsung sjellin më shumë performancë dhe çmime të ulëta

Që kur u hodh në treg në 2018-ën, Samsung 860 SSD ka qenë një prej pjesëve që e gjenit pothuajse në çdo kompjuter. Tani kompania prezantoi pasardhësin e saj, 870 Evo, SSD më e fundit SATA që do të shitet për konsumatorët.

SSD sjell shpejtësi më të larta dhe çmime më të ulëta. Disku i ri mund të arrijë shpejtësi leximi prej 560MB/s dhe shkrimi 530MB/s.

Modeli i ri gjithashtu ka 38% më shumë shpejtësi mesatare leximi dhe 30% performancë më të qëndrueshme krahasuar me 860 Evo. Disku ka 5 vite garanci.

870 Evo do të shitet për 50 dollarë për modelin 250GB, 80 dollarë për modelin 500GB, 140 dollarë për modelin 1TB, 270 dollarë për modelin 2TB dhe 530 dollarë për modelin 4TB.

Çmimet kanë rënë ndjeshëm nëse e krahasojmë me dy vite më parë ku 860 shitej për 95 dollarë modeli 250GB dhe plot 1,400 dollarë modeli 4TB.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: