Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Monitorët e rinjë Acer sjellin 4K dhe porta HDMI 2.1

Me çmim prej 900 dollarësh, ekrani 28-inç me rezolucion 3840×2160 IPS, frekuencë 144Hz, gamë ngjyrash 90% DCI-P3 dhe portën HDMI 2.1.

Monitorët e rinjë Acer sjellin 4K dhe porta HDMI 2.1

Një prej opsioneve më të mira të Xbox Series X dhe PlayStation 5 është se ato vinë me HDMI 2.1 që do të thotë se mund të pasqyrojnë lojërat në 4K me 120fps tek një monitor i përshtatshëm.

Ndërsa një portë e tillë gjendet lehtësisht në sete televizive të rangut të larët si 55-inç LG CX, opsionet janë më të limituara tek monitorët gaming dhe për këtë arsye Acer Nitro XV282K KV është intrigues.

Me çmim prej 900 dollarësh, ekrani 28-inç me rezolucion 3840×2160 IPS, frekuencë 144Hz, gamë ngjyrash 90% DCI-P3 dhe portën HDMI 2.1.

Xbox Series X dhe PS5 mund të përfitojnë nga avantazhet e montorit në fjalë. Gjithashtu ka një raport kontrasti prej 100,000,000:1 duke u bërë të përshtatshëm për lojrat në dhomë të errët.

Por Acer nuk harroi ata që përdorin kompjuterin për lojëra. Kompania prezantoi dy modele të linjës Predator. Modeli XB323QK NV 31.5-inç i nevojitet një kartë grafike RTX 3080 dhe 1,200 dollarë nga xhepi i konsumatorit për të ofruar një eksperiencë 3840×2160 me 144Hz dhe G-Sync.

Mbyllja e linjës së re të monitorëve bëhet me modelin 27-inç XB273UNX 1,100 dollarësh. Paneli IPS ka rezolucion 2560×1440 piksel me deri në 275Hz frekuencë dhe vonesa 0.5ms.

Monitorët dalin në shitje në muajin Maj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: