Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Nëse dëshironi të vendosni lidhje në fotot e Instagram bëhuni gati të paguani

Rrjeti social shumë popullor i fotografive Instagram është duke konsideruar mundësinë e tarifimit për vendosjen e lidhjeve në foto.

Informacioni vjen si kortezi e një aplikimi për patentë nga kompania mëmë e Instagram, Facebook dhe që daton nga 2016-ta.

Patenta tregon një mesazh ku përdoruesit pyetet nëse dëshiron të shtojë një lidhje në këmbim të 2 dollarëve.

Aplikimi i patentës shpjegon sesi funksionon sistemi: nëse identifikon tekst i cili mund të përmbajë një lidhje uebsajti, përdoruesit i sugjerohej ta shndërrojë në lidhje të klikueshme për një tarifë.

Pamundësia për të vënë lidhje në Instagram ka qenë një prej ankesave më të mëdha. E vetmja hapësirë ku mund të vendoset lidhja janë historitë ndërsa një gjë e tillë është e pamundur në fotot e ngarkuara.

Shumica e njerëzve duhet të shkojnë në bio-n e profilit dhe të klikojnë linkun. Pyetja mbetet nëse influencerët e Instagram janë të gatshëm të paguajnë për këtë shërbim.

Nëse realizohet do të jetë një prej vendimeve më të pakuptimta të Instagram. Megjithatë si me çdo patentë, duhet të kujtojmë se kompanitë aplikojnë për dhjetëra prej tyre ndërsa vetëm një numër i vogël shndërrohen në produkt.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L