Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Nëse kërkoni një telefon gaming buxhetor, ky është smartfoni për tu blerë

Në pjesën frontale gjendet kamera selfie 20-megapiksel shoqëruar nga një sensor thellësie 2-megapiksel. Sa i takon konektivitetit, telefoni ka një portë USB-C, një portë kufjesh 3.5mm, NFC, GPS, 5G dhe dy karta SIM.

Xiaomi prezantoi ditën e sotme një smartfon të ri në seritë Redmi K30. Quajtur Redmi K30 5G Racing Edition, ky smartfon është i pari me procesorin e ri Snapdragon 768G.

Procesori i ri vjen me teknologjinë 5G por me më shumë performancë sesa Snapdragon 765 dhe 765G. Ka një frekuencë prej 2.8Ghz, 400Mhz më shumë sesa paraardhësit.

Gjithashtu rrit performancën e grafikave Adreno 620 me 15%. Përveç këtij procesori Redmi K30 Racing Edition vjen me 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme. Përtej hardueri të brendshim, smartfoni ka ekran 120Hz 6.67-inç Full-HD+ me rezolucion 1080×2400 piksel dhe raport 20:9.

Në pjesën e pasme të tij gjendet një konfigurim me katërt kamera përbërë nga Sony IMX686 64-megapiksel, një me kënd super të gjerë 8-megapiksel, një macro 5-megapiksel dhe sensor thellësie 2-megapiksel.

Në pjesën frontale gjendet kamera selfie 20-megapiksel shoqëruar nga një sensor thellësie 2-megapiksel. Sa i takon konektivitetit, telefoni ka një portë USB-C, një portë kufjesh 3.5mm, NFC, GPS, 5G dhe dy karta SIM.

Së fundi bateria ka kapacitet prej 4,500 mAh dhe teknologji të karikimit të shpejtë 30W. Nuk ka teknologji karikimi wireless.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L