Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Netflix do të ofrojë një plan me kosto të ulët

Aktualisht 222 milionë abonentë po paguajnë por mbi 100 milionë prej tyre ndajnë llogaritë me të tjerët.

Netflix do të ofrojë një plan me kosto të ulët

Netflix mund të ofrojë një plan me kosto më të ulët dhe me reklama në të ardhmen. CEO Reed Hastings zbuloi se gjiganti i streaming është duke punuar për të ofruar plane e reja në 1-2 vitet e ardhshme.

Lajmi vjen në një kohë kur kompania ka humbur 200 mijë abonentë në tre mujorin e parë të 2022 një zhvillim që ja atribuoi konkurrencës së lartë dhe pamundësisë për tu shtrirë në vende të tjera të botës për shkak të kufizimeve teknologjike.

Aktualisht 222 milionë abonentë po paguajnë por mbi 100 milionë prej tyre ndajnë llogaritë me të tjerët.

Në Mars Netflix filloi të testonte një funksionalitet ku abonentët mund të shtonin dy “anëtarë” si pjesë e planit me profilet e tyre për 3 dollarë në muaj. Mund të jetë vetëm një fraksion i asaj çfarë Netflix merr nga përdoruesit por të paktën po merr prej atyre të cilët kanë zgjedhur të përdorin llogaritë e miqve për të mos paguar asgjë.

Planet e reja shkojnë për ata përdorues të cilët nuk duan të paguajnë abonimin e plotë por pranojnë të shohin reklama. Është diçka që Hulu, Disney dhe HBO e kanë bërë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: