Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Netflix drejt lançimit të një plani me kosto të ulët dhe reklama

Edhe pse Netflix ka 222 milionë abonentë, më shumë se 100 milionë prej tyre ndajnë llogarinë me të tjerë.

Netflix drejt lançimit të një plani me kosto të ulët dhe reklama

Edhe pse Netflix ka thënë se shërbimi nuk do të ketë reklama, muajin e kaluar zbuloi idenë e lançimi të një plani me kosto më të ulët por me reklama.

Ekzekutivi Reed Hastings asokohe tha se plani do të ishte i disponueshëm në 2 vitet e ardhshme. Por mesa duket kompania dëshiron ta oforjë shumë më parë.

Në një letër të brendshme të stafit thuhet se kompania do të lançoi planin me reklama këtë vit. Sipas New York Times debutimi i tij do të bëhet në tre muajt e fundit të 2022.

Në letër argumentohej se çdo shërbim tjetër si Hulu, HBO Max dhe Peacock ofron një plan me kosto të ulët dhe reklama.

Edhe pse Netflix ka 222 milionë abonentë, më shumë se 100 milionë prej tyre ndajnë llogarinë me të tjerë. Kompania tani synon që ta adresojë duke kërkuar nga përdoruesit të paguajnë më tepër nëse duan të ndajnë llogarinë me të tjerë jashtë familjes.

Madje filloi testimin e një tarife ekstra në disa vende të botës për këta përdorues që ndajnë llogaritë. Pas një rritje të madhe në numrin e abonentëve, Netflix muajin e kaluar shënoi rënien e parë me 200 mijë duke ja atribuuar konfliktit në Rusi ku kompania thotë se ka 2 milionë abonentë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: