Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

NFT-të mbërrijnë në Instagram

Sipas shefit të Instagram Adam Mosseri përdoruesit do të mund të publikojnë NFT-të e tyre në kohështrirje, histori dhe mesazhe. Një numër i kufizuar përdoruesish në SHBA do të kenë të parët akses.

NFT-të mbërrijnë në Instagram

Siç ishte premtuar nga rrjeti social, NFT-të do të vinë në Instagram. CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se aplikacioni këtë javë do të nisë testime për përdoruesit të cilët duan të tregojnë NFT-të në profilet e tyre.

Kemi filluar të ndërtojmë një hapësirë për NFT-të jo vetëm në metaverse tonë dhe realitetin virtual e të shtuar, por edhe në familjen tonë të aplikacioneve,” tha Zuckerberg në një postim në Facebook.

“Kemi filluar testimin e koleksioneve dixhitale në Instagram në mënyrë që krijuesit dhe koleksionistët të tregojnë NFT-të e tyre.”

Një funksionalitet i ngjashëm po vjen në Facebook në një të ardhme të afërt dhe Meta është duke konsideruar lançimin e tyre edhe në Messenger dhe WhatsApp.

Gjithashtu kompania po punon që tu japë përdoruesve një mënyrë për të treguar NFT-të 3D në historitë e Instagram duke përdorur realitetin e shtuar. Zuckerberg thotë se ky funksionalitet do të bazohet në Spark AR dhe përdoruesit mund të vendosin artin dixhital në hapësira fizike.

Spekulimet për integrimin e NFT-ve në Instagram nisën gjatë fundjavës. CoinDesk raportoi se Meta do të ofronte integrimin e NFT-ve nga blockchainet e Ethereum, Polygon, Solona dhe Flow.

Por si do të funksionojë integrimi?

Sipas shefit të Instagram Adam Mosseri përdoruesit do të mund të publikojnë NFT-të e tyre në kohështrirje, histori dhe mesazhe. Një numër i kufizuar përdoruesish në SHBA do të kenë të parët akses.

Përdoruesit nuk do të paguajnë asnjë tarifë për postimin dhe shpërndarjen e NFT-ve në Instagram. Por Mosseri la të kuptohej se në të ardhmen NFT-të do të mund të shiten dhe blihen në Instagram. 

Copyright: © PCWorld Albania