Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Një burse Evropiane e kriptomonedhave hakohet

Bursa thotë se nuk janë vjedhur informacione personale dhe kompania kishte mjaftueshëm para për të përmbushur obligimet e sja ndaj konsumatorëve.

Hakerët kanë kompromentuar një tjetër bursë kriptomonedhash. Kësaj here është bursa Sllovake Eterbase ku hakerët arritën ti merrnin 5 milionë dollarë.

Paratë i vodhën në monedha Bitcoin, Ethereum, XRP, Tezos, Algorand dhe TRON raportoi bursa në kanalin e saj në Telegram. Konkretisht janë 5.4 milionë dollarë sipas Eterbase.

Eterbase është një bursë krptomonedhash e vogël me qarkullim prej 3 milionë dollarë në ditë. Hakerët ishin futur në portofolët e nxehtë të cilët janë të lidhur në internet.

Bursa thotë se nuk janë vjedhur informacione personale dhe kompania kishte mjaftueshëm para për të përmbushur obligimet e sja ndaj konsumatorëve.

Eterbase tha se kanë raportuar incidentin tek agjencitë ligjzbatuese dhe se kishte marra masat që depozitat e konsumatorëve të mos preken apo pësojnë dëmtim.

Sulmet ndaj bursave të kriptomonedhave janë bërë të zakonshëm vitet e fundit dhe janë një biznes mjaft fitimprurës për hakerët. Kujtojmë se në një prej hakimeve më të mëdha dhe ndërsa të parat të bujshme hakerët morën 450 milionë dollarë në Mt Gox në 2014.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L