Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Një dizajn i ri mund ti bëjë bateritë e makinave elektrike të përdorshme për 100 vite

Kompania Tesla e Elon Musk bashkëpunon me një prej ekspertëve lider në botë të teknologjisë së baterisë Jeff Dahn.

Një dizajn i ri mund ti bëjë bateritë e makinave elektrike të përdorshme për 100 vite

Divizioni kërkimor i Tesla në Kanada publikoi në fillim të muajit një studim që detajon një dizajn të ri baterie që mund të përdoret për 100 vite.

Ndërsa bota po përpiqet të reduktojë emetimet e karbonit, transportimi elektrik ka qenë një prej mënyrave për të arritur objektivat e emetimit në vende që i kanë vendosur vetë.

Kompania Tesla e Elon Musk bashkëpunon me një prej ekspertëve lider në botë të teknologjisë së baterisë Jeff Dahn. Është një prej pionerëve të baterive lithium-ion të cilat përdoren sot në shumicën e pajisjeve elektrike dhe Dahn ka punuar në to që kur janë shpikur për herë të parë.

Dahn njihet për punën e tij kërkimore e cila i bëri të suksesshme bateritë lithium-ion duke rritur ciklet e jetëgjatësisë së tyre.

Çfarë është densiteti i baterisë?

Densiteti i energjisë së baterisë është sasia e energjisë që mund të ruhet në një volum karburanti. Është një matës i rëndësishëm për një makinë elektrike sepse përcakton distancën që përshkon.

Një bateri me densitet të ulët energjie ka nevojë për një bateri më të madhe për të përshkruar të njëjtën distancë. E kundërta për një bateri me densitet më të lartë e cila përshkon distanca më të larta. Karburantet si nafta kanë densitetin më të lartë të energjisë njohur nga njerëzimi dhe bateritë kanë 100 herë më pak densitet energjie.

Pikërisht këtu fillon puna e Dahn e cila ka prodhuar me dhjetëra patenta dhe qindra letra studimore. Studimi më i fundit flet për një bateri e cila ka në përmbajtje nikel. Gjatë testimeve këto bateri kishin rezistencë më të lartë dhe në rast hipotetik ku bateria përdoret në 25 gradë celsius, jetëgjatësia e saj do të ishte 100 vite.

Nuk është çudi fakti se Tesla së fundi forcoi bashkëpunimin me Dahn Group deri në 2026-ën. Këtu marrin kuptim edhe parashikimet dhe pritshmëritë ambicioze të Tesla.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: