Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Një gjykatë bllokon urdhrin e administratës Trump për dëbimin e aplikacionit WeChat

Departamenti Amerikan i Tregtisë tha se WeChat së bashku me TikTok do të dëboheshin nga Shtetet e Bashkuara dhe se administrata Trump i sheh si kërcënim për sigurinë kombëta

Një gjykatës ka bllokuar tentativat e Shteteve të Bashkuara për të dëbuar aplikacionin Kinez të komunikimit dhe pagesave WeChat.

Gjykatësi Laurel Beeler kishte ngritur shqetësime serioze në lidhje me amendamentin e parë të kushtetues Amerikane që flet për lirinë e shprehjes.

Departamenti Amerikan i Tregtisë tha se WeChat së bashku me TikTok do të dëboheshin nga Shtetet e Bashkuara dhe se administrata Trump i sheh si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Autoritetet frikësohen se aplikacionet mund ti japin qeverisë Kineze të dhënat e qytetarëve Amerikanë.

Të dy aplikacionet por edhe autoritetet Kineze kanë mohuar pretendimet. Departamenti Amerikan i Tregtisë thotë se WeChat ka grumbulluar të dhëna nga përdoruesit nga aktiviteti në rrjet, vendndodhja, shfletimi dhe historiku i kërkimeve.

Aplikacioni WeChat është themeluar në 2011 dhe jo vetëm përdoret për të dërguar mesazhe por edhe bërë pagesa mobile. Përshkruhet si një aplikacion për gjithçka.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: